Mirë se vini!

Posedoni online biznes dhe dëshironi dorëzim të shpejt dhe të sigurt të prodhimeve të juaj?
DelCo do të ju lidh me të gjith blerësit e juaj, kudo që të jenë në Maqedoni.

Mirë se vini!

Të besueshëm, të shpejtë dhe efikas, kjo është kredoja jonë. Ne lidhim Maqedoninë dhe ofrojmë shërbime profesionale të klasit të parë nga fusha e shpërndarjes së dërgesave dhe shërbimeve tjera logjistike në territorin e mbarë vendit.

Mirë se vini!

Ne jemi gjithmonë pranë klientëve tanë duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke përshtatur vizionin dhe strategjinë tonë në përputhje me këtë. Kjo na bën kompaninë numër një për shpërndarjen e dërgesave tuaja të rëndësishme postare.

Mirë se vini!

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e një ambienti professional të punës dhe marrim seriozisht përgjegjësinë tonë sociale. Dërgesat tuaja postare trajtohen nga profesionistë që janë të përkushtuar ndaj nevojave tuaja.

MISIONI YNË

DORËZIM PROFESIONAL DHE TË BESUESHËM

SHËRBIME MIQËSORE NDAJ KLIENTËVE NGA NJË STAF I PËRGATITUR DHE I PËRKUSHTUAR

RRJETE MODERNE DHE EFIKASE TË SHPËRNDARJES  

METODA INOVATIVE TË SHPËRNDARJES

SHËRBIME KONSISTENTE DHE NË KOHË

INDIVIDË

Enter code to track your shipment.

ENTITETE LIGJORE

Log in to track your shipment.

LOG IN

Llojet e dërgesave

DelCo është e autorizuar nga Agjensioni për Posta i Republikës së Maqedonisë të kryej pranimin, sortimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve dërgesave postare, si dhe të ofroj shërbime ekspres dhe korrier të dorëzimit. Ky autorizim na është dhënë për një periudhë të pacaktuar kohore.

Në përgjithësi, DelCo është e specializuar në shpërndarjen dhe dorëzimin e shpejtë dhe të besueshëm të llojeve të ndryshme të dërgesave postare dhe atë:

  • Letrave (në përgjithësi ose në veçanti dorëzimin e letrave të rëndësishme ose dokumenteve financiare)
  • Paketave
  • Shpërndarjen e materialit reklamues
LEXO MË SHUMË

Koha e dorëzimit

Ne jemi gjithmonë të përpiktë! Dhe nëse ndonjëherë ndodh që të mos jemi, do të kemi një arsye të fortë për këtë. Koha për kryerjen e dorëzimit varet nga lloji i shërbimit (shërbim korrier, dorëzim i rregullt), kërkesat ligjore për kryerjen e dorëzimit (p.sh. afatet ligjore për dorëzim sipas Ligjit për Procedurën Civile, Ligjit për Procedurën Administrative) si dhe nga nevojat individuale të klientëve tanë.

Klientët tanë janë prioriteti ynë prandaj gjithmonë kujdesemi që të përmbushim nevojat dhe kërkesat e tyre.

Klientët tanë mund të zgjedhin nga katalogu i mëposhtëm i kohës së dorëzimit:

  • Shërbime korrier dhe dorëzim express
  • Dorëzime urgjente të bartura po në të njëjtën ditë
  • D + 1
  • D + 3
  • D + 5
  • Dorëzim të veçantë në përputhje me ligjet specifike si dhe dorëzim në përputhje me afatet specifike.

 

Klientët

DelCo është e radhitur ndër ofruesit më profesional të shërbimeve postare në rajon. Sot, shërbimet tona të specializuara shfrytëzohen nga shumica e kompanive private në Maqedoni si dhe nga një varg institucionesh të ndryshme publike. Për më tepër, ne gëzojmë besimin e shumicës së noterëve dhe agjentëve të përmbarimit në vend.